Dosja ‘Balluku’/ SPAK kontrolle tek biznesmenët e njohur, sekuestron dokumente dhe pajisje kompjuterike

Dosja ‘Balluku’/ SPAK kontrolle tek biznesmenët e njohur, sekuestron dokumente dhe pajisje kompjuterike

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimit penal që lidhet me zv.kryeministren, Belinda Balluku. Veprimet procedurale kanë pasur për qëllim sigurimin e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore. Kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.