Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Dosja Balluku po mbahet e fshehtë, për të mbrojtur Ramën”/ Reagon ashpër gazetari: Kuvendi, kasafortë e aferave
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Everest Dedaj u shpreh se dosja e SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku po mbahet e fshehtë qëllimisht nga mazhoranca, në një përpjekje për të mbrojtur emra të lartë të pushtetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Sipas Dedajt, deputetët e opozitës nuk janë njohur me provat reale të hetimit, por vetëm me një relacion përmbledhës, ndërsa materialet thelbësore që përbëjnë sekretin e dosjes ruhen në mënyrë të paprecedentë në një USB në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Kjo, sipas tij, përbën një shkelje të rëndë të procedurës parlamentare dhe një tentativë për ta kthyer Kuvendin në “kasafortë” të aferave korruptive të qeverisë. Gazetari theksoi se nga pjesët e dosjes të bëra publike rezulton se Balluku ka vepruar me “porosi” të...