Dosja Balluku në sitë/ Gjykata Kushtetuese zbardh arsyetimin, ja pse u rikthye pezullimi
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, 6 shkurt 2026, ka rrëzuar këresën e Kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit të Belinda Ballukut si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vendimin e saj, Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që ndërhyjnë në ushtrimin e detyrës së një ministri kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit. Për këtë arsye, Gjykata nuk arriti kuorumin e nevojshëm për të pranuar kërkesën e Kryeministrit. Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, ndërsa arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve ligjore.
Burimi:
sot.com.al