Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë
Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr u dorëzuan sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn, vlerësoi këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s. “Tregues i angazhimit tonë për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s. Këto sisteme janë të jashtëzakonshme, një pasqyrim i teknologjisë së tyre të avancuar. Këto përmbushin tragetin e Shqipërisë për mbrojtjen kundër kolektive. Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një kapar për të ardhmen. Kjo paradhënie kërkon një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë ushtarake dhe modernizimin ushtarak. Dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misione...
Burimi:
javanews.al