“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

Ka nisur seanca e sotme plenare ku do të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balukut, kërkesë që mazhoranca pritet që ta rrëzojë. Deputetët e PD në sallë kanë ardhur me pankarta, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga opozita. Në sallë deri në këto momente nuk ndodhet Belinda Balluku, e cila po ashtu nuk ka paraqitur kërkesë për të mbajtur fjalë.