Donika Ndoj zgjidhet kryetare e PD në Lezhë, diferencë votash nga rivalët Salvator Kaçaj dhe Paulin Marku

Donika Ndoj zgjidhet kryetare e PD në Lezhë, diferencë votash nga rivalët Salvator Kaçaj dhe Paulin Marku

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë. Nga rezultati përfundimtar, e zgjedhur në krye të degës është Donika Ndoj e cila ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces. Në vend të dytë është renditur Salvator Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku ka marrë 172 vota. Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës. Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar kështu kreun e ri të degës për mandatin e ardhshëm. Kryetarja e re e degës së PD Donika Ndoj falënderoi të gjithë...