“Doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku…!”, zbardhet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS!
Gazetarja Mola Luku ka zbardhur në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, deklaratën e Ramës për zv/kryeministren Belinda Balluku para deputetëve të PS-së, pak para marrjes së vendimit për largimin nga qeveria. Rama ka vlerësuar punën e madhe të bërë nga Balluku në qeveri, duke theksuar se do të jetë shumë i vështirë zëvendësimi i saj. “Pavarësisht karakterit të saj të fortë, doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku për punët e saj si ministre apo edhe për angazhimet politike është e zorshme të zëvendësohet”, ka thënë Rama para deputetëve, bëri me dije në Quo Vadis gazetarja Mola Luku.
Burimi:
vizionplus.tv