‘Dominotë po bien një nga një’/ Koka: Protesta mund të përshpejtojë rënien e qeverisë

‘Dominotë po bien një nga një’/ Koka: Protesta mund të përshpejtojë rënien e qeverisë

Gazetari Bledian Koka u shpreh  se situata politike në vend ka hyrë në një fazë kritike, ku denoncimet për kapjen e shtetit, përfshirjen e strukturave të sigurisë dhe skandalet e fundit të bëra publike po prodhojnë një reagim të fortë shoqëror. Sipas tij, protestat nuk janë më vetëm një betejë e opozitës, por një sfidë direkte për qytetarët, të cilët sot, më shumë se kurrë, janë të thirrur të reagojnë përballë asaj që ai e cilëson si një kalbje të thellë të sistemit dhe një moment historik që mund të çojë në rrëzimin e qeverisë. Bledian Koka: Mendoj që është një protestë e cila duhet të tregojë sa nga kjo, si me thënë, që kemi transmetuar gjatë këtyre ditëve, ka shkuar tek qytetarët. Dhe në qoftë...