Dokumentat/ SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”

Dokumentat/ SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”

 Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një gërvishtje të lehtë të qendrës së pushtetit, mazhoranca socialiste ka riaktivizuar mekanizmat parlamentarë për të “monitoruar”, testuar dhe nëse është e mundur, disiplinuar drejtësinë e re.Një dokument zyrtar, provon se tashmë shumica e Edi Ramës ka kaluar në kundërsulm në një përpjekje për t’i intimiduar prokurorët duke përdorur sërish atë, të njëjtin, Fatmir Xhafajn.Dokumenti është një përgjigje zyrtare që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer parlamentit duke i thënë “Jo” Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një “vizitë monitoruese” në SPAK, gjoja me idenë e zbatimit të masave...