“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

Deputeti i PS Ardit Bido ka debatuar në Kuvend me deputetin e PD Saimir Korreshi. Ndërsa Bido fliste për Sali Berishën në Komisionin Europian, duke thënë se ‘doktori përbalti Shqipërinë’, Korreshi i është kthyer duke u shprehur se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se PS ‘nuk ka shpikur rrotën e historisë’.  Bido: Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë,  fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët.  A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por...