“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

Vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale për Tiranën, Sali Berisha është tërhequr. Më 6 tetor të vitit të kaluar ku u vendos fillimisht data 9 nëntor për zgjedhjet e Tiranës, por që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha ishte i bindur se Florian Binaj do të merrte bashkinë përballë Ogerta Manastirliut. Këtë të shtunë, nga konferenca për shtyp, Berisha u shpreh hapur se do të vendosë opozita për kandidaturën e saj, jo kandidat i pavarur. Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027. “Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet...