“Do të respektoj ligjin, jo interesat”, Dashnor Sula në krye të Inspektoratit: Nuk jemi armiq me kryeministrin, por…

“Do të respektoj ligjin, jo interesat”, Dashnor Sula në krye të Inspektoratit: Nuk jemi armiq me kryeministrin, por…

Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj. Ish-deputeti i Partisë Demokratike mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. Ai falënderoi stafin për pjesëmarrjen dhe theksoi se i konsideron të gjithë kolegë, pa dallime pozicionesh apo funksionesh. “Çdo person që kryen një funksion ka një detyrë për të përmbushur në bazë të ligjit dhe do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me mua”, u shpreh Sula, duke garantuar korrektësi dhe bashkëpunim institucional. Ai vlerësoi gjithashtu punën e paraardhësit në detyrë, zotit Shkëlqim Hajdari, dhe kontributin e stafit ndër vite, ndërsa premtoi përkushtim maksimal në...