“Do shkonim në zyrën e Nikos dhe…”/ Korreshi: “Balluku” na ‘pengoi’ të ngujoheshim, skenari mund të realizohet kur…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar në lidhje me protestën e radhës, duke theksuar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj tubimeve që ai i cilëson “monotone” dhe të limituara vetëm në fjalime, duke kërkuar masa më ekstreme nga deputetët, brenda dhe jashtë Kuvendit. I ftuan në një emision televiziv, Korreshi zbuloi gjithashtu se ka qenë pro skenarit për ngujimin e deputetëve në Kuvend, por se ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar.Megjithatë ai ka shtuar se një skenar i tillë mbetet ende në tavolinë.“Si kryetar dege merrem pak edhe me anën e organizimit të protestave. Shumë mbështetës na janë mërzitur pse vetëm me fjalime, pse monotone, ishte kritike masive dhe njerëzit donin aksion. Njerëzit nuk e kanë dot më qetësinë pas...
Burimi:
sot.com.al