Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Do më vinte turp po ta kisha tezen deputete”, Qori përplaset me Lapajn: S’e rrëzon dot Ramën se je qesharak
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si e mendojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës. Lapaj tha se të gjithë duhet të bashkohen në shesh duke lënë mënjanë logot e partive, për të rrëzuar Ramën, ndërsa Qori refuzon kategorikisht çdo bashkim me forca të tjera si PD, apo edhe partitë e reja, pasi thotë se nuk janë të ndershme. Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për...