“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen. Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike. “U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime. “Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.