“Do ketë revoltë, kryengritja do njohë dimensione të reja”, Berisha tregon skenarët e protestës së opozitës

“Do ketë revoltë, kryengritja do njohë dimensione të reja”, Berisha tregon skenarët e protestës së opozitës

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarët e protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai tha se kryengritja paqësore do të njohë dimensione të reja. “Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës. E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton.”, tha ai.