“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër
Të rinj të armatosur me molotovë në vijën e parë dhe përplasje me policinë. Kjo ishte panorama e 10 shkurtit e servirur nga Sali Berisha dhe militantët e tij. Por sipas Nard Ndokës, ajo që do të ndodhë më 20 shkurt do të jetë dyfish më agresive. Paralajmërimin e dha në një intervistë me emisionin ‘Studio Live’ në Report TV ku zbuloi skenarët me zjarr të opozitës për protestën e së premtes. Ndoka foli për mundësinë e një qëndrese afatgjatë, zjarre partizanësh, përqendrim më të madh para Kryeministrisë dhe madje edhe rrethim të saj. Në tryezë, sipas tij, është edhe greva e urisë nga grupi parlamentar, si dhe forma të tjera presioni që mund të aktivizohen. “Protesta ka skenaret e veta, por është në varësi...
Burimi:
javanews.al