“Do dal me platformë konkrete”, Salianji ‘thumbon’ Berishën: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013, as në mënyrën e funksionimit, as në përzgjedhjen e lidershipit dhe as në gjuhën politike. I ftuar në një emision televiziv, Salianji tha se, në vitin 2026, shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013. Sipas tij, mungesa e rinovimit real dhe gabimet strategjike, veçanërisht pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2021, kanë prodhuar një krizë të thellë besimi te elektorati opozitar. Salianji pranoi se edhe ai vetë mban përgjegjësi për faktin që nuk u kërkua largimi i Lulzim Bashës menjëherë pas humbjes, duke e cilësuar këtë si “katastrofë politike” që i hapi...
Burimi:
sot.com.al