“Do çojmë 100 mijë firma, në Kongresin amerikan”/ Shehaj: Ambasadorët e BE dhe SHBA çdo ditë në SPAK, politika…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se pothuajse çdo ditë përfaqësues të vendeve perëndimore vizitojnë SPAK-un për të shprehur mbështetjen e tyre në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që i njëjti institucion sulmohet dhe linçohet nga klasa e vjetër politike shqiptare. Sipas Shehajt, ka ardhur momenti që qytetarët të marrin anë qartë në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit, duke mbështetur nismën për mbledhjen e 100 mijë firmave, të cilat do t’i dërgohen edhe Kongresit amerikan si dëshmi e vullnetit qytetar për një drejtësi të pavarur. Ai theksoi se politikanët që kanë mbajtur poste të rëndësishme në këto 35 vite duhet të dalin përpara drejtësisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të firmosin masivisht në mbështetje të luftës kundër pandëshkueshmërisë. Fjala e Agron Shehaj: Pothuajse çdo...
Burimi:
sot.com.al