“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe
Në takimin me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Rama ndau me ta lajmin për një kontratë të lidhur me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit. “Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve. Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Shqipëria përvec se do plotësojmë nevojat tona, edhe kjo do jetë një e mirë për ekonominë” tha Rama, ndërsa mbetur te sezoni turistik, apeloi operatorët të investojnë edhe në parkimet e makineve, për të cilat tha se është një investim që kthehet shpejt. “Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë. Është e rëndësishme dhe ajo që turistët gjejnë jashtë hoteleve. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit. Për plazhet kemi...
Burimi:
javanews.al