“Dje thjesht doli ne pah neglizhenca”/ Mungesa e energjisë elektrike në QSUT, Alimehmeti: Është e papranueshme
Ilir Alimehmeti ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas mungesës së energjisë elektrike gjatë natës në QSUT, duke e cilësuar situatën si neglizhencë mjekësore dhe krim. Sipas tij, sektore kyç si Reanimacioni dhe sallat e operacionit u vunë në rrezik të madh, ndërsa pacientët në gjendje kritike mbetën pa pajisjet jetësore. Alimehmeti akuzon Drejtorinë e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë për përgjegjësi direkte dhe përshkruan situatën si pasojë e mungesës së kontratave për mirëmbajtjen e gjeneratorëve dhe abuzimit me fondet publike. Ai paralajmëron se ristrukturimi i sistemit shëndetësor duhet të nisë nga largimi i përgjegjësve për këtë situatë. Postimi i Alimehmetit: Ta themi qarte! Mungesa e energjise elektrike ne spitalin e QSUT-se eshte neglizhence mjekesore, eshte krim, nuk eshte thjesht avari! Gjate nates QSUT-ja...
Burimi:
sot.com.al