“Dje regjimi u trondit nga themelet”/ Protesta, Berisha: U zhvillua në të katër anët e vendit

“Dje regjimi u trondit nga themelet”/ Protesta, Berisha: U zhvillua në të katër anët e vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të dielë, në një komunikim për mediat, foli për zhvillimin dhe shprehu mirënjohje për qytetarët që u bënë pjesë e protestës së djeshme. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se regjimi u trondit nga themelet dhe se qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Sipas tij, qytetarët u bënë zëri i ndërgjegjes së njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale. “Qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm më shumë se tre orë me fallangat e krimit dhe narkoregjimit të Edi Ramës. Nderim i madh për gjithë ata qytetarë që nga mbarë Shqipëria, protestuan në mënyrë të...