“Ditët i ka të numëruara”, Nesho paralajmëron: Rama në fazën e fundit të pushtetit kryeministri, përgatiti largimin..
Kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe shqetësime me deklaratat e tij të fundit mbi rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përdorur një retorikë të dykuptimtë që përfshin njëkohësisht Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fjalimi publik, Rama e përshkroi vendin si “pikën e mjaltit të Europës”, duke përmendur “mençurinë mijëravjeçare të Kinës” dhe “urinë për fitime të Amerikës”, një formulë që sipas kritikëve synon më shumë manipulimin diplomatik sesa një strategji të qartë shtetërore. Përmendja e Kinës në një kontekst ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane është interpretuar si një sinjal presioni ndaj Perëndimit. Diplomati Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv, e cilësoi këtë sjellje si një shfaqje të mirëkalkuluar për konsum politik dhe diplomatik, duke theksuar...
Burimi:
sot.com.al