“Ditën negocion me ta, natën marrëveshje me Ramën”/ Hasimja: PD po u bie kokës partive të vogla me kodin zgjedhor

“Ditën negocion me ta, natën marrëveshje me Ramën”/ Hasimja: PD po u bie kokës partive të vogla me kodin zgjedhor

Analisti Ermal Hasimja ka kritikuar strategjinë e Partisë Demokratike ndaj partive të vogla opozitare, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore. I ftuar në një studio televizive, Hasimja u shpreh se PD ndodhet në një paradoks politik: nga njëra anë kërkon bashkëpunim me forcat e reja, ndërsa nga ana tjetër negocion me Partinë Socialiste ndryshime në Kodin Zgjedhor që, sipas tij, “u bien kokës” pikërisht këtyre partive. Sipas Hasimes, PD ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për bashkëpunim opozitar, pasi është forca më e madhe, por nuk është e gatshme të bëjë lëshime apo sakrifica reale. “Nuk ka kuptim të kërkosh bashkëpunim me partitë e vogla dhe, në të njëjtën kohë, të biesh dakord me PS-në për ndryshime në Kodin Zgjedhor që i dëmtojnë...