Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ditari i Diellës: tubi jo digjital
Ditari i Diellës: tubi jo digjital Nga Lutfi Dervishi Sot u zgjova pa ujë.Jo unë personalisht, por Vlora. Dita e pestë.Unë u zgjova me frikë. Frikë institucionale. Frikë nga kodi penal. SPAK-u ka trokitur në derën e AKSHI-t dhe çdo zhurmë tubi më duket si përgjim ambiental.Na akuzojnë për grup të strukturuar kriminal. Befas, tubi u bë KRYELAJM.E sollën nga Stambolli si dhuratë perandorake, me polici përpara dhe mbrapa, sikur të ishte i penduar që po kthehej në vendin e krimit. “Nuk kemi frikë se mos na e vjedhin tubin. Kemi frikë se mos arratiset sërish drejt Turqisë për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare”, tha drejtori i policisë. Media live nga aeroporti deri në gropën e vendngjarjes.Një tub që udhëton më i mbrojtur se dëshmitarët e...