Dita kur kryeministri flamurin e korrupsionit e ngrit në mes të parlamentit

Dita kur kryeministri flamurin e korrupsionit e ngrit në mes të parlamentit

Dita kur kryeministri flamurin e korrupsionit e ngrit në mes të parlamentitNga Ndricim KullaKa ditë në jetën e një vendi që nuk janë thjesht episode politike, por pika zbulimi moral. Ditë kur retorika e gjatë, e stërholluar dhe e mbështjellë me metafora zhvillimi, integrimi e modernizimi, papritur zhvishet nga kostumi i saj ceremonial dhe shfaq përpara publikut trupin e vërtetë të pushtetit. Dita e sotme ishte një nga ato ditë për Shqipërinë. Një moment në të cilin ajo që për vite ishte thënë me gjysmë zëri, ose ishte mbuluar me mjegullën e propagandës, u tha më në fund me gjuhën e ftohtë të vendimit politik: kërkesa e drejtësisë nuk pranohet.Në këtë kuptim, nuk ishte vetëm një votim parlamentar. Ishte një akt domethënës. Një ritual politik...