Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Buxheti për sigurinë ushqimore do të rritet me 12,1% në vitin 2026 për të forcuar kontrollet dhe kapacitetet laboratorike që monitorojnë produktet ushqimore në treg. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Ditën Botërore të Konsumatorit. Salla tha se institucionet po punojnë për të garantuar që produktet që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve të jenë të sigurta dhe të kontrolluara. “Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore në vitin 2026 forcon kapacitetet laboratorike dhe institucionale, ndërsa puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në Kapitullin 12 garanton më shumë siguri për konsumatorët dhe më shumë besim për produktet Made in Albania në rrugën drejt Shqipërisë 2030” tha Salla Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë...