Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi iu përgjigj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për ndryshimet e propozuara për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, pasi ky i fundit tha se “opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë”. Deputeti demokrat theksoi se nuk ka pasur asnjë mbledhje të vlefshme që mund të përcaktojnë prezencën ose jo të demokratëve në këtë komision, ndërsa shtoi se socialistët nuk mund t’i ndryshojnë komisionet “sipas dëshirës e qejfit”. Luçiano Boçi: Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo jo prezencën tonë. Nuk ka pasur konsultim për mbledhjen e komisionit, nuk dilni dot në konkluzion se kemi qenë apo jo në mbledhjen e komisionit. Prandaj keni nevojë për ChatGpt. Neni 24 dhe 55 i rregullores nuk...