Dikur rivalë politik, sot krah njëri-tjetri! Dash Sula falenderon Ramën: S’më vjen turp, ju më vlerësuat

Dikur rivalë politik, sot krah njëri-tjetri! Dash Sula falenderon Ramën: S’më vjen turp, ju më vlerësuat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, mori zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm më 9 shkurt. Ditën e sotme, ai u shfaq për herë të parë në krah të kryeministrit Edi Rama, dikur rivali i tij politik. Në fjalën e tij, Dashnor Sula, deklaroi se ka pranuar sfidën e re me përkushtim maksimal, duke vlerësuar vizionin e Kryeministrit Edi Rama. Ai u zotua për drejtësi në vendet e punës dhe integritet moral në gjithë trupën e inspektorëve, duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit dhe përmirësimit të dukshëm të sistemit të inspektimeve për bizneset shqiptare. Dash Sula: Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Është e pamunduar dhe e paimagjinueshme që një demokrat, prej 20 vitesh në politikë, në një llogore...