“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Përfaqëson një hap të guximshëm, pasqyron vizionin e qeverisë

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Përfaqëson një hap të guximshëm, pasqyron vizionin e qeverisë

Shqipëria zë një vend nderi në Ëorld Governments Summit në Dubai. Ky samit vjetor, i cili është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale, si një model i ri qeverisjeje, që dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes “Prej dy ditësh jam në World Governments Summit në Dubai, një nga platformat më prestigjioze globale ku qeveri dhe liderë nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes. Në qendër të çdo bisede është inovacioni digjital dhe mënyra se si inteligjenca artificiale mund të përkthehet në përfitime...