“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset/ Flasin, ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth

“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset/ Flasin, ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth

“Futesh, sheh një gjë që rrotullohet dhe kaq. E pyet atë Diellën, ca ka kjo gjëja që nuk punon nuk të kthen përgjigje për këtë”, tha financieri Armando Vrushi. Ky është stresi i përditshëm i mijëra ekonomistëve, financierëve e kontabilistëve të punësuar nga dhjetëra mijëra biznese për të deklaruar aktivitetin e tyre në shërbimet e-Albania. Janë nën presionin e afateve për dorëzimin e bilanceve të vitit 2025 dhe nuk arrijnë të shohin faturat. Çdo vonesë ka prapa një faturë të kripur, që e paguan biznesi, ndonëse faji është i sistemit që menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI. “Një minutë vonesë ndëshkohet. Nëse t’i dorëzon në QKB pasqyrat financiare në datën 1 në orën 00.01 e ke 60 mijë lekë të reja gjobën....