‘Diaspora nuk është justifikimi i opozitës për humbjen’, Çekju: Zgjedhjet në Kosovë, paradhomë për stabilitet politik

‘Diaspora nuk është justifikimi i opozitës për humbjen’, Çekju: Zgjedhjet në Kosovë, paradhomë për stabilitet politik

Ish- ambasadori Arben Çejku i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatin e thellë të fitores së Vetëvendosjes dhe Albin Kurti.Ai u shpreh se arsyeja se përse Kurti triumfoi, ishte fakti që diti të manovronte përballë sfidave t vështira me ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se një pikë tjetër që ndikoi ishte edhe opozita e cila nuk ishte në lartësinë e duhur. “Kosova ia doli ë japë një leksion demokracie që qytetarët duhet jenë të lirë të votojnë. Zgjedhjet ishin shumë pozitive dhe janë paradhomë për stabilitet politik në Kosovë. Për votën e diasporës duhet të kemi respekt. Pavarësisht gjithçka ata kanë të drejtën të zgjedhin, ua njeh ligji. Diaspora duket se ka ndjekur trendin e përgjithshëm që shkonte drejt Vetëvendosjes dhe...