Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin
Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re komunikimi me qytetarët, përmes një cikli takimesh në të gjitha qarqet e vendit. Sipas tij këto takime do të shërbejnë për të diskutuar punët e nisura në mandatin e katërt, projektet që pritet të fillojnë së shpejti, si edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të ardhshme, ku Partia Socialiste synon një tjetër fitore. “Dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të gjithë territorin, ku do të angazhohemi me një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët...
Burimi:
javanews.al