Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut
Policia ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga PD, ata dhunuan një agjent policie dhe një qytetar që e ngatërruan me polic civil. Ndaj tyre kanë bërë kallëzim personat e dhunuar, Krenar Metaj dhe Totem Toraj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë. Por ndërsa Krenar Metaj rezulton të jetë agjent i Komisariatit nr.1, Tetem Toraj në të kundërt, është...
Burimi:
javanews.al