Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas dhunimit të avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë, duke e dënuar ashpër sulmin dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorëve. “Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët”, thuhet në deklaratën e Metës në Facebook.
Burimi:
javanews.al