Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.  Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.  Shoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.  Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë.