Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan. Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Berisha: “Stina e rezistencës do të vijojë “Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara protestuesve që ishin vendosur...