Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Kryeministri Edi Rama zhvillon të shtunën (28 mars) në Pallatin e Kongreseve, një takim të zgjeruar mes kryesisë dhe grupit parlamentar, ku pas fjalës së Taulant Ballës, pritet edhe një adresim i kreut të partisë. Rendi i ditës parashikon një raportim të drejtueses së kadastrës, Lorena Goxhobelli, raportim i bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të Reformës Administrative Territoriale, Arbjan Mazniku, si dhe prezantimi i strategjisë së komunikimit, Erjona Ismaili. Seanca ka parashikuar që pas raportimeve të ketë seancë pyetjesh në lidhje me problematikat e konstatuara në terren. Gjatë javës Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet në Vilën 30, për analizën e detajuar të punës të dikastereve. Pas kryeministrit Rama mbërritën për të qenë pjesë e tryezës së analizës zv/kryeministrja Albana Koçiu, kreu i AKSHI-t Igli...