DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste kërkon zyrtarisht të marrë vetë drejtimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare. Deri më sot, Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për atë Zgjedhore, kanë pasur nga dy drejtues, të PS e PD. Mazhoranca ka propozuar që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, duke larguar bashkëkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi. Nëse miratohet kjo gjë, ai do të mbajë rolin e nënkryetarit të “Territoriales” dhe puna do drejtohet nga Arbjan Mazniku. PS thotë që në këtë komision duhet të jenë 17 anëtarë, 9 të PS-së, 6 demokratë dhe dy anëtarë të forcave të tjera opozitare. Nga ana tjetër, PD ka lënë të hapur rrugën për krijimin e dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë...
Burimi:
javanews.al