Dështon pasaporta evropiane, Edi Rama tërhiqet nga BE, frika nga burgu dhe SPAK detyrojnë kryeministrin të refuzojë…
Kryeministri Edi Rama përdori procesin e integrimit në BE si kartë elektorale në 2025, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027. Por faktet demaskojnë propagandën e Ramës me anëtarësimin nga BE pasi frika nga SPAK e kanë detyruar kryeministrin të ndërrojë kurs ndaj Brukselit. Çelja e negociatave nga kryeministri është pamundësi, është mungesë dëshire, është sabotim, pasi demokracia dhe ligjet e tregut janë një vijë e pakalueshme për një despot që udhëheq kombin e tij në një univers demokratik siç është BE. Që të realizohen kapitujt për anëtarësimin në BE duhet të plotësohet kapitulli i drejtësisë...
Burimi:
sot.com.al