Dështimi i Porto Romanos/ “Qeveria shmang përgjegjësinë”, Lika: Rama drejton ata që vijojnë nga mbrapa

Dështimi i Porto Romanos/ “Qeveria shmang përgjegjësinë”, Lika: Rama drejton ata që vijojnë nga mbrapa

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar dështimin e tenderit për portin e ri në Porto Romano, duke e cilësuar atë si një tjetër dështim të qeverisë. Lika u shpreh se projekti për portin në Porto Romano diskutohej që në vitet 2019–2020, kohë kur sipas saj në zonë kishin nisur investimet në infrastrukturë, me rrugë të asfaltuara dhe ndërtime pallatesh, edhe pse nuk kishte ende banesa. Sipas saj, procedurat e tenderimit kanë qenë problematike që në fillim, pasi gara është zhvilluar vetëm me një konkurrent, çka sipas ekspertes krijon kushte për korrupsion dhe dëm ekonomik për vendin. Lika paralajmëroi gjithashtu se dështimi i projektit mund të sjellë pasoja të mëdha për ekonominë, duke rritur kostot për bizneset dhe...