Dështimi i Porto Romanos, Malaj: Po tentohen të vidhen 8 mln euro, pse qeveria përdori termin ‘anulim’
Ish ministri i Financave, Arben Malaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me anulimin e tenderit të portit të ri të Porto Romanos, pas thirrjes publike të amerikanëve për rishikimin e projektit. Në shkresën e tij, Malaj argumenton se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga qeveria, në një kohë kur ishte kompania që u tërhoq nga gara, mund të sjellë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Ai kërkon sqarime nëse gara është mbyllur si rezultat i një vendimi për anulim nga ministria apo për shkak të tërheqjes së kompanisë, nëse është ekzekutuar sigurimi i ofertës (bid bond) në favor të buxhetit të shtetit pas tërheqjes së operatorit, si...
Burimi:
sot.com.al