Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehra
Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehraPavarësisht rritjes së vazhdueshme të fondeve publike dhe fitimeve financiare të Eco Tirana, situata e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet mbetet problematike. Që nga krijimi i kompanisë në vitin 2016, premtimet për diferencim në burim dhe pastrim modern nuk janë përmbushur, ndërsa shpenzimet janë rritur dhe shërbimi ka mbetur i pjesshëm.Qytetarë të Tiranës kanë sinjalizuar që prej muajve të verës për kosha plehrash të tejmbushur pranë lagjeve të tyre. Gjatë muajit dhjetor, ACQJ vëzhgoi në terren se si në kryeqytet, pranë shkollave, siç është rasti i Shkollës “Kosova”, kopshteve pranë rrugicës që lidh Myslym Shyrin me Unazën, dhe zonave të banuara si rruga e Kavajës, zona e Medresesë pranë tregut industrial dhe zona e shkollës “Mihal Grameno”,...
Burimi:
sot.com.al