“Dështim serioz i qeverisë”/ PL, akuza të rënda: Fermeri kërkon rregulla të drejta, është koha për llogaridhënie

“Dështim serioz i qeverisë”/ PL, akuza të rënda: Fermeri kërkon rregulla të drejta, është koha për llogaridhënie

Silvana Bajrami u shpreh se fermerët shqiptarë po përballen me sfida të rënda për shkak të mungesës së mbështetjes shtetërore dhe bllokimit të fondeve IPARD. Fjalimi: Fermeret jan të braktisur nga shteti dhe të pambrojtur nga politikat e qeverisë, po detyrohen të hedhin produktet e tyre në kanale dhe në rrugë. Qumështi derdhet, perimet dhe frutat kalben, ndërsa djersa dhe mundi i tyre zhvlerësohen përballë mungesës së tregut dhe mbështetjes reale. Këto pamje janë dëshmia më e qartë e dështimit të politikave bujqësore dhe mungesës së një vizioni serioz për prodhimin vendas. Situata bëhet edhe më e rëndë kur e lidhim me faktin e bllokimit të fondeve të programit IPARD, për shkak të dyshimeve dhe aferave korruptive që kanë tronditur menaxhimin e tyre. Në vend...