Desada Metaj thumbon Berishën: Muaj për të hyrë në Kuvend kundër Ramës, por kur erdhi momenti për Ballukun…

Desada Metaj thumbon Berishën: Muaj për të hyrë në Kuvend kundër Ramës, por kur erdhi momenti për Ballukun…

Gazetarja e njohur, Desada Metaj ka reaguar sa i takon protestës së opozitës dhe zhvillimeve në Kuvend lidhur me votimin për imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku që ndodhën këtë të enjte. Sipas saj, kontrasti mes protestës së opozitës jashtë dhe zhvillimeve brenda sallës së Parlamentit ngre pikëpyetje serioze për strategjinë politike të opozitës. Znj. Metaj thekson se pikërisht në momentin kur në Kuvend diskutohej një çështje me peshë politike, opozita zgjodhi të zhvendoste betejën në shesh. Ajo nënvizon se përballja politike do të duhej të zhvillohej në sallë, aty ku merren vendimet dhe ku kërkohet llogaridhënie. Reagimi i saj vjen në një moment kur debati politik është përqendruar te votimi për çështjen e Ballukut dhe raportet mes mazhorancës dhe opozitës. “Në të gjitha protestat e...