“Deri tani nuk shoh qeveri, shoh vetëm krizë”/ Bordi i transparencës, Bozdo: Instrument formal që nuk ofron zgjidhje

“Deri tani nuk shoh qeveri, shoh vetëm krizë”/ Bordi i transparencës, Bozdo: Instrument formal që nuk ofron zgjidhje

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një lidhje direkte televizive për situatën e rritjes së çmimeve në vend dhe mungesën e veprimeve konkrete nga qeveria. Bozdo theksoi se deri tani nuk është zhvilluar asnjë mbledhje qeveritare për të trajtuar krizën dhe nuk ekzistojnë skenarë alternativë për situata emergjente. Ai tha se masat e ndërmarra deri tani nuk janë të mjaftueshme dhe situata po thellohet. “Deri tani nuk shoh qeveri, nuk shoh menaxhim, shoh vetëm krizë. Nuk ka skenarë A, B apo C, nuk ka masa konkrete, dhe kjo duhet të ndryshojë urgjentisht.”-tha ai. Bozdo u shpreh se për të kontrolluar çmimet nuk mjafton vetëm ndërhyrja tek akciza, por duhen marrë parasysh edhe taksat e qarkullimit, mekanizmat për pezullimin e TVSH-së dhe masa të tjera...