Deputeti kapet mat duke luajtur shah në Kuvend,Qori ironizon: Po të isha në vendin e tij, do kisha marrë edhe një libër

Deputeti kapet mat duke luajtur shah në Kuvend,Qori ironizon: Po të isha në vendin e tij, do kisha marrë edhe një libër

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar videon nga Kuvendi ku deputeti i partisë së tij, Redi Muçi, shfaqej duke luajtur shah.I ftuar në një emision televiziv, Qori tha edhe nëse do të ishte vetë në Parlament, të njëjtin veprim do të bënte, madje shtoi se do të merrte edhe një libër me vete. Kjo pasi sipas Qorit, Parlamenti e ka humbur funksionalitetin e tij dhe është kthyer në një vend sherri dhe përplasje mes deputetëve.“E para njëherë të luash shah nuk është turp, kur ç’nuk diskutohet në atë lloj seance. Edhe të ruash qetësinë intelektuale për të mbajtur një fjalim pastaj. Unë po të isha aty do kisha luajtur edhe Shah, do kisha marrë edhe një libër me vete. Do bëja shumë gjëra që ta...