Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Pacaj, është shprehur se në Partinë Socialiste nuk ka krizë dhe përçarje. Komentet Pacaj i bëri në emisionin ‘Studio Live’, ku tha se diskutimi publik mbi një përplasje të mundshme mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama erdhi pasi në mbledhjen e Grupit të PS, deputetja socialiste u ul në rreshtat e fundit. “Ne jemi një forcë politike që thuajse një vit para zgjedhjeve lokale, administrojmë 53 nga 61 bashkitë në vendin tonë. Ne i kemi fituar këto bashki në sajë të punës dhe besimit. Asgjë nuk ka ardhur rastësisht. Krizë në PS nuk ka. Në mbledhjen e Grupit të PS nuk ka pasur përplasje apo debate të forta. Një debat i tillë që do të çonte në përjashtimin e...