Deputeti i PD, Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, mori pjesë në protestën kombëtare të Adriatik Lapajt që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë në Tiranë. Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj qëndron pandërprerë prej afro dy muajsh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vendosjen e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen për të luftuar qeverinë e akuzuar për korrupsion, duke vazhduar mobilizimin për ndryshime të thella në vend. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv