Deputeti i PD, Baçi: Mbi 1000 efektivë intimiduan protestën, PD do bëjë kallëzim penal

Deputeti i PD, Baçi: Mbi 1000 efektivë intimiduan protestën, PD do bëjë kallëzim penal

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një intervistë  për një emision televiziv ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Baçi deklaroi se forcat e rendit vepruan si një “polici politike” me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe të drejtat e njeriut. Sipas deputetit, regjimi ndodhet në “grahmat e fundit” dhe po reagon ashpër duke humbur kontrollin. Ai e cilësoi praninë e policisë si të paimagjinueshme, me mbi 1000 efektivë të gatishmërisë së plotë, të “egërsuar” dhe të parapërgatitur për të provokuar konfrontim. “Dhuna policore nisi që në fillim dhe vazhdoi deri në fund të protestës, duke kulmuar me hedhjen e gazit lotsjellës edhe pranë selisë...